Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka uruar të gjithë nënët dhe gratë e lipjanase me rasin e ditës së 8 Marsit.
“Sot, me krenari ju urojmë festën tuaj, 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Gruaja është themel i suksesit të një familje të shëndosh dhe të prosperuar, ndaj në këtë ditë, ne shprehim mirënjohjen për përkushtimin tuaj dhe sakrificën ndaj familjes në veqanti dhe ndaj shoqërisë në përgjithësi”, thuhet në urim, transmeton LipjaniNews
Urimi nga Kryetari Komunës Lipjanit, Imri Ahmeti…
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti u ka uruar të gjitha nënave dhe grave lipjanase, 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke ju dëshiruar shëndet dhe suksese në arritjen e synimeve për një shoqëri sa më të avancuar në të gjitha aspektet.
Të nderuara Nëna, Gra dhe Motra,
Sot, me krenari ju urojmë festën tuaj, 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Gruaja është themel i suksesit të një familje të shëndosh dhe të prosperuar, ndaj në këtë ditë, ne shprehim mirënjohjen për përkushtimin tuaj dhe sakrificën ndaj familjes në veqanti dhe ndaj shoqërisë në përgjithësi.
Gruaja, motra shqiptare është dëshmuar e suksesshme në procese të mëdha, vet simboli i saj është plotësim i sistemit demokratik.
Ne zotohemi, se do t’i respektojmë të drejtat e gruas dhe përherë do e vleresojmë kontributin e saj të çmuar. Përkushtimi dhe respektimi ndaj gruas do të ketë hapësirën merituese në shoqëri.
Urime 8 Marsi- Dita e Juaj!(sic), thuhet në urim/LipjaniNews.com/


