Pritja madhështore, që i është bërë presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, në Luginë të Preshevës, e ka “çmendur” tabloidit serb “Kurir”.
Ky i fundit ka raportuar se si presidenti Nishani është pritur në shkollën fillore “Muharrem Kadriu”, në Tërnoc të Madh të Bujanocit, me këngën: “Xhamadani vija-vija, është Kosova, është Shqipëria”, transmeton portali “Zeri.info”.
Këtij mediumit serb, i cili njihet për shkrime spekulative, madje i ka penguar edhe një flamur kombëtar shqiptar, i cili ka valuar në oborrin e kësaj shkolle.
Politikanët serbë: Provokim për destabilizimin e vendit
Kryetari i Partisë Popullore Serbe, Nenad Popovic, ka vlerësuar vizitën e sotme të presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani në Luginën e Preshevës si njërën ndër provokimet me qëllim të destabilizimit dhe kërcënimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë.
“Flamujt e Shqipërisë me të cilat Nishani është pritur sot në Bujanoc, si dhe injorimi i simboleve zyrtare shtetërore të Republikës së Serbisë dhe institucioneve të saja, paraqet një shkelje të ashpër të të gjitha rregullave diplomatike. Lënia anash e himnit të Serbisë me rastin e pritjes së presidentit shqiptar është tallje me shtetin tonë dhe të gjithë qytetarët e saj”, ka thënë Popovic


