Sot përsëri protesta në Shkup

PUBLIKUAR

10532379-10154313902410506-9137208894342463288-n

Sot në Shkup pritet të ketë protesta të reja. Organizatorët kanë paralajmëruar se do të protestojnë deri në lirimin nga burgu të 11 gjashtë shqiptarëve ,që u dënuan me burg të përjetshëm.

Të arrestuar mbeten edhe 20 të rinj shqiptar ,që u kapën nga policia maqedonase, gjatë protestave të djeshme .

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë mbyllur gojën dhe janë bërë spektatorë të dhunës ,që ushtroi policia ndaj protestuesve shqiptare. Askund në botë nuk ka ndodhur që policia të ndjekë protestuesin deri te dera e shtëpisë.

Kjo ndodhi dje nëpër lagjet shiptare të Shkupit ,ku policia i grushtoi ata edhe para dyerve të shtëpisë.

Ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë duke vlerësuar se dhuna e ushtruar nuk ndihmon në zbardhjen e çështjes dhe dëmton marrëdhëniet ndëretnike dhe harmoninë midis komuniteteve. Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se shqiptarët në Shkup përballen me dhunë dhe terror, si të ekstremisteve albanofob maqedonas ashtu dhe të autoriteteve policore të këtij vendi.

Kanë reaguar sot edhe përfaqësitë diplomatike perëndimore në Shkup.

“I bëjmë thirrje qytetarëve dhe liderëve të shtetit, që të bashkohen dhe në frymën e dialogut konstruktiv, t`i adresohen çështjeve që minojnë mirëkuptimin reciprok dhe marrëdhëniet ndëretnike. Të gjithë qytetarët kanë të drejtë të protestojnë dhe të shprehin pikëpamjet e tyre në mënyrë paqësore, por jo edhe të përfshihen në akte destruktive dhe të dhunshme”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-së, delegacionit të Bashkimit Evropian, OSBE dhe misionit të NATO-s në Shkup.(RTK)

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...