Gjermania akuzon Rusinë se po bën ‘luftë propagandistike’ me lajme të rrejshme

PUBLIKUAR

Ministri gjerman i financave Wolfgand Schaeuble tha se Rusia po bën “luftë propagandistike”, duke përdorur lajme të rrejshme.

Ai u tha të martën disa korrespondentëve të huaj në Berlin se kanali televiziv shtetëror “Russia Today” prodhon “nga mëngjezi në darkë” lajme të rreme. Kjo sipas tij “është e papranueshme dhe duhet të ndalet”.

Zoti Schaeuble tha se ekziston “një konstante e pabesueshme bombarduese mashtrimi” e propagandës ruse, njofton VoA.

Muajin e kaluar autoritetet lituaneze hodhën poshtë një lajm se një ushtar gjerman në shërbim të misionit të NATO-s kishte përdhunuar një adoleshente. Ministri gjerman i financave nuk komentoi mbi këtë.

Por sipas autoriteteve lituaneze, Rusia kishte sajuar lajmin me qëllim diskretitimin e forcave të reja të NATO-s të vendosura në kufi me të.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...