PDK-Lipjan: Urime 7 Marsi- Dita e Mësuesit

PUBLIKUAR

Partia Demokratike e Kosovës dega në Lipjan ka uruar 7 Marsin ditën e Mësuesit

“Puna e mësuesit është një punë me vlerë dhe shumë e ndjeshme, sepse puna e juaj lidhet drejtperdrejt me moshat e reja, me ardhmërinë e një populli të tërë. Puna e mësuesit është e shenjtë, këtu do të vazhdoj me presje e jo me pike, sepse puna e mesuesit është e shenjtë atëherë kur mësuesi atë punë e bënë me shumë nderë, shumë përkushtueshmëri dhe shumë ndërgjegjie”, thuhet në urim.

Urimi i plotë nga PDK-Lipjan…

Urime 7 Marsi- Dita e Mësuesit!
Të nderuar mësimdhënës, sakrifica dhe kontributi juaj për këtë vend nuk do shumë fjalë, sepse ju e dëshmuat vetën tuaj në ditët më të vështira.
Janë mësuesit që nga e kaluara do të na ndërtojnë të ardhmen, ku në duart e të cilëve rritet vetë kombi. Ndër vite, që hapja e shkollës së pare shqipe në Korçë e deri sot ne kemi vlerësuar lart kontributin e secilit prej jush, e letë e bëheni akoma me heroike në veprën tuaj.
Puna e mesuesit është një punë me vlerë dhe shumë e ndjeshme, sepse puna e juaj lidhet drejtpërdrejt me moshat e reja, me ardhmerinë e një populli të tërë. Puna e mësuesit është e shenjtë, këtu do të vazhdoj me presje e jo me pike, sepse puna e mësuesit është e shenjtë atëherë kur mesuesi atë punë e bënë me shumë nderë, shumë përkushtueshmëri dhe shumë ndërgjegjie.
Sot, si në asnjë ditë tjeter puna juaj ngritet në piedestalet më të larta sepse ju jeni ndërtimtarët e vertetë të shtetit, ata që mundesoni gjuha shqipe rrojë ndërë shekuj.
Prandaj na lejoni që sot të ju urojmë për ditën tuaj dhe të ju falenderojmë për punën që bëni.
Uroj që se bashku të vazhdojmë drejt të ardhmës, drejt arsimit, drejt dritës që na ndriqon gjithmonë sepse këtë e kemi obligim ndaj qytetarëve tanë.
Urime e gëzuar!!. Me respekt Sektori për Arsim i PDK-së (sic), thuhet në fund. /LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...