Mbi 66 mijë të zhvendosur nga luftimet e fundit në veri të Sirisë

PUBLIKUAR

Rreth 66,000 persona janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre në pesë muajt e fundit, si pasojë e luftimeve në dhe përreth qytetit sirian al-Bab, ka thënë sot agjencia humanitare e Kombeve të Bashkuara.

Agjencia OCHA, ka thënë se fushata e opozitës siriane, që mbështetet nga Turqia, për të marrë nën kontroll al-Bab nga militantët e Shtetit Islamik, ka bërë që 40,000 banorë të largohen nga qyteti.

Më 23 shkurt, trupat opozitare siriane që mbështeten nga Turqia, arritën të marrin nën kontroll këtë qytet.

Edhe 26,000 banorë të tjerë janë larguar për shkak të luftimeve në Manbij, i cili është nën kontroll të forcave të udhëhequra nga kurd dhe al-Khafseh, që kontrollohet nga ISIS-i, përcjell REL.

OKB ka paralajmëruar se kërcënimi nga militantët e ISIS-it vazhdon të jetë i lartë, pavarësisht se ata janë tërhequr nga juglindja e vendit.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...