Kandidati presidencial në Francë, Francois Fillon, e ka mbajtur një fjalim sfidues 28-minutësh të gjatë një tubimi ku morën pjesë mijëra përkrahës të tij në Paris, në të cilin ai nuk tregoi nëse do ta vazhdojë fushatën presidenciale apo jo.
Ai e bëri këtë fjalim pas një jave braktisjeje të profilit të lartë nga fushata e tij, dhe derisa zyrtarë të lartë të partisë së tij republikane diskutuan për atë se si ta zëvendësojnë atë, transmeton Express.
Ai, megjithatë, u tha mijëra personave në tubim që të vazhdojnë të luftojnë dhe se ai do të dalë i pafajshëm për akuzat se e ka paguar bashkëshorten dhe fëmijët për punët që s’i kanë bërë.
Ky tubim shihet si test vendimtar për popullaritetin e Fillon.
Thirrjet janë duke u rritur që Fillon të heqë dorë nga gara pasi aleatët e tij kryesorë e kanë braktisur.
Por, ai ka thënë se është më rëndësi që mos ta turpërojnë dhe që t’ia mundësojnë një rrugëdalje të dinjitetshme.


