BMW 1 Series, vetura që do të shitet vetëm në Kinë (Foto)

PUBLIKUAR

Prodhuesi gjerman BMW, ka dëshpëruar entuziastët e makinave kur ka bërë të ditur se modelin 1 Series do ta shesë vetëm në Kinë.

Ky sedan i qëndrueshëm, i shpejtë dhe me shumë komfor, nuk do të jetë në asnjë treg tjetër botëror. Madje, është duke u prodhuar vetëm në Shenyang, transmeton Telegrafi.

Vetura 2.0-litërshe e me 228 kuajfuqi, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 6.8-sekonda.

Meqenëse kinezët e duan shumë teknologjikë, brenda veturës do të ketë një numër të madh të pajisjeve që do të shfrytëzohen nga shoferi dhe nga udhëtarët tjerë.

Sidoqoftë, në bazë të disa lajmeve, thuhet se BMW mund ta prodhojë edhe ndonjë model të ngjashëm të destinuar për tregjet tjera. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...