Hajnuni u përgjigjet akuzave të PDK-së rreth shkarkimit të saj!

PUBLIKUAR

Kryesuesja e Kuvendit Komunal në Lipjan, Vlora Limani-Hajnuni përmes një shkrimi në facebook ka folur rreth akuzave që ka bërë opozita në Lipjan.

Postimi i plotë nga Hajnuni…

E shikova një deklaratë të Shukri Bujes, në Klan Kosova dhe thoshte kështu:
“ne e kërkojmë shkarkimin e kryesueses së Kuvendit sepse ajo ka bërë shkelje ligjore me rastin e emërimit të nënkryetarit të Komunës….”.
Hipokrizi kjo e llojit të vet!
Z. Buja të lutem mbaje në mend dhe mos e bëjë edhe një herë gabimin e njëjtë, kryesuesi i kuvendit thërret dhe udhëheqë seancat e kuvendit por nënkryetarin e Komunës për të cilin ju e keni fjalën, e zgjedh kuvendi e jo kryesuesi.
E dyta, z. Buja tregoju qytetarëve si e ke zgjedh ti nënkryetarin për komunitete në 2008 dhe në 2010!?

P.S. z. Hoxha dhe z. Rrustemi mani o burra mos e leni me gabu njeriun bash qashtu? (sic), ka shkruar ajo./LipjaniNews.com

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...