PDK kërkon shkarkimin e Kryesueses së Kuvendit në Lipjan (VIDEO)

PUBLIKUAR

Në krye të kuvendit komunal të Lipjanit, Partia Demokratike nuk po e do Vlora Hajnunin.

Këta nuk janë të kënaqur se si kryesuesja po i udhëheqë seancat e këtij institucioni.

Ndërsa sipas Hajnunit janë asamblistët e PDK-së ata që po e pengojnë punën e saj, madje edhe për shkak të gjinisë.

E ligji për vetëqeverisjen lokale si dhe udhëzimi administrativ për procedurën e zgjedhjes së kryesuesit të kuvendit të komunës nuk ka rregulluar procedurën e shkarkimit të kryesuesit.

Sipas Ministrisë së Administrimit e Pushtetit Lokal në mungesë të saj me shumicë votash vendimet e kuvendit mund të aprovohen, përfshirë edhe shkarkimin e kryesuesve.

Kronikë nga Arbresha Fazliu

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...