Me 17 mars pritën aderime në LDK dega Lipjan

PUBLIKUAR

Gjatë këtij muaji pritën disa aderime në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) në Lipjan.

Portali Rajonal Informativ LipjaniNews mëson se këto aderime LDK-ja do të bëjë me 17 mars në kuadër të 27 vjetorit të LDK-së dega në Lipjan.

Sipas këtij burimi bëhet e ditur se LDK-ja ka bërë të gjitha përgatitjet për këto aderime.

Po ashtu, LDK dega e Lipjanit ka ftuar edhe të gjithë antarët dhe simpatizantët e vet që me këtë datë në orën 17:00 të festojnë së bashku një nga restorantet në Lipjan.

Kryetari i LDK-së njëherit dhe Kryetar i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka thënë për LipjaniNews se LDK-ja në Lipjan ka bërë ftesë publike për këtë.

“Duam ti japim mundësi të gjithë atyre që dëshirojnë, që të japin kontribut, janë të mirëseardhur”, tha Ahmeti për LipjaniNews.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata është...

Buja pas vërdiktit në Hagë: Ku është qeveria, parlamenti, dhe partia ime, kështu nuk mbrohet askush

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Shukri Buja ka ngritur disa pyetje pas verdiktit...

Shukri Buja: Dhe sot, mbi këto plagë, rëndon edhe një goditje tjetër

Postimi nga Shukri Buja: Të nderuara familje të dëshmorëve! Të nderuara familje të martirëve! Të nderuar bashkëluftëtarë! Të...