Buja: “Kam mundur të jem njëri nga kandidatët për kryetar të komunës”

PUBLIKUAR

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shukri Buja, ka theksuar se koalicioni qeveritar në mes PDK dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është koalicion i “zorit”

Ai në emisionin “Info – Box”të RTV Dukagjini, ka thënë se është mirë që vendi të shkojë në zgjedhje sa më parë.

Këtë qëndrim ai e ka bërë të qartë tash e një kohë edhe brenda partisë.

“Është koalicion i cili po ka vështirësi. Kjo qeveri po ecë me paterica, dhe për këtë them pse të mos shkohet në zgjedhje”, ka shtuar Buja.

Ai ka thënë se ka indikacione që aktakuza e ngritur ndaj tij është politike, që të mos kandidohet për kryetar të Lipjanit. “Kam mundur të jem njëri nga kandidatët për kryetar të komunës”

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...