Pacolli nga Suedia: Ju bëj thirrje të gjithë qytetareve të kërkojnë përgjegjësi nga përfaqësuesit e tyre

PUBLIKUAR

I pari i AKR-së në Lipjan, Sabit Pacolli ka thënë se është brengosëse ndërprerja e seancës për shkak të korumit.

Në mungesë të personave përfaqësues, shumë herë po pamundësohet diskutimi i cështjeve me rëndësi madhorë, tha Pacolli përmes facebook-ut.

Pacolli u ka bërë thirrje të gjithë qytetarevëve të kërkojnë përgjegjësi nga përfaqësuesit e tyre, kurse në të ardhmën të jenë me vigjilent në përzgjedhjet e tyre, transmeton LipjaniNews

Postimi i plotë i Pacollit…

Të dashur qytetarë,

Momentalisht unë gjendem në Suedi, por gjithsësi jam vazhdimisht në rrjedhat dhe në lëvizjet që bëhen në qytetin e Lipjanit.

Vërtetë me brengosi shumë kur dëgjova që gjatë seancës së sotmë në komunën e Lipjanit ka pasur mungesë të kourumit dhe janë detyruar ta ndërprisin seancen e sotme.

Padyshim që kështu po dëmtohen më së shumti qytetarët dhe duhet të sigurohemi që kjo të mos përsëritet.

Në mungesë të personave përfaqësues, shumë herë po pamundësohet diskutimi i cështjeve me rëndësi madhorë.

Qytetarët e Lipjanit janë në gjëndje depresive dhe momentalisht të mjerueshme për faktin që kanë përfaqësues që nuk përfaqësojnë dhe kanë zgjedhur persona të papergjegjshëm për të mbajtur përgjegjësin për ta.

Prandaj ju bëj thirrje të gjithë qytetarevë të kërkojnë përgjegjësi nga përfaqësuesit e tyre, kurse në të ardhmën të jenë me vigjilent në përzgjedhjet e tyre.

Sepse koha është e ç’mueshmë dhe seancat çdoherë janë të nevojshmë për të diskutuar rreth problemeve dhe zgjidhjeve, e ne nuk guxojmë të anulojmë seanca për shkak të kourumit sepse nuk kemi zgjedhur përfaqësues të cilët përfaqësojnë vetëm kur atyrë iu konvenon por kur e kërkon seanca.

Me respekt për ju nga Sabit Pacolli
Kryetar i AKR-së në Lipjan

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata është...

Buja pas vërdiktit në Hagë: Ku është qeveria, parlamenti, dhe partia ime, kështu nuk mbrohet askush

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Shukri Buja ka ngritur disa pyetje pas verdiktit...

Shukri Buja: Dhe sot, mbi këto plagë, rëndon edhe një goditje tjetër

Postimi nga Shukri Buja: Të nderuara familje të dëshmorëve! Të nderuara familje të martirëve! Të nderuar bashkëluftëtarë! Të...