Flet Kryesuesja Hajnuni: E vërtet është që anëtarët e KPF nga radhët e opozitës nuk i kanë votuar këto pika

PUBLIKUAR

Kryesuesja e Kuvendit Komunal në Lipjan, Vlora Limani-Hajnuni ka folur rreth pikave të propozuar nga Kryetari Imri Ahmeti për destinimin i mjeteve nga rritja e të hyrave ku nga mjetet e realizuara përtej planifikimit buxhetor kryetari Ahmeti synon të realizoj lapidarët e heronjve të kombit.

Sipas LDK-së kjo rritje buxhetore, nuk u votua nga disa prej partive opozitare, me arsyetime pak sa të çuditshme.

Kryesuesja Hajnuni ka thënë se është vërtet që anëtarët e KPF nga radhët e opozitës nuk i kanë votuar këto pika.

“Unë e kryesoj Komitetin për Politike dhe Financa, jam kryesuese e këtij Komiteti, e vërtet është që anëtarët e KPF nga radhët e opozitës nuk i kanë votuar këto pika dhe kanë kërkuar të hiqen nga rendi i ditës pa ndonjë arsye konkrete”, tha Hajnuni për LipjaniNews.

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...