Gratë dhe fëmijët refugjatë rrihen, përdhunohen dhe vuajnë urie në kampet e ferrit në Libi

PUBLIKUAR

Gratë dhe fëmijët, që po e bëjnë rrugëtimin e rrezikshëm për në Evropë në mënyrë që t’i ikin varfërisë dhe konflikteve në Afrikë, janë duke u rrahur, përdhunuar dhe lënë të vuajnë urie në kampet e ferrit në Libi, ka thënë sot Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë, UNICEF.

Fëmijët janë duke u abuzuar seksualisht, detyruar në prostitucion dhe punë, si dhe duke u mbajtur peng i haraçit në qendra të pista dhe mbipopulluara të ndalimit, derisa ikin nga lufta dhe varfëria në Afrikë për të marrë njërën prej rrugëve më të rrezikshme në botë për në Evropë, paralajmëroi sot UNICEF në një raport, transmeton Express.

Qendrat jo zyrtare të ndalimit të kontrolluara nga milicia shërbejnë si biznes fitimprurës që fitimin e siguron nga trafikimi, dhe nuk janë asgjë më shumë se kampe të punës së detyruar dhe burgje të improvizuara, ka thënë UNICEF.

“Për mijëra gra dhe fëmijë emigrantë të burgosur në qendra po jetonin në vrima të ferrit, ku njerëzit po mbaheshin për muaj të tërë,” thuhet në raportin e UNICEF.

Tri të katrat e fëmijëve emigrantë të intervistuar në Libi nga Organizata Ndërkombëtare për Bashkëpunim dhe Ndihma Emergjente (IOCEA), partnere e UNICEF, kanë thënë se kanë përjetuar dhunë, kërcënim apo agresion në duart e të rriturve gjatë rrugëtimit të tyre për në Itali.

Fotografi të 122 grave dhe fëmijëve emigrantë, pjesë e raportit, kanë treguar se një numër i madh i vajzave adoleshente ishin detyruar nga trafikuesit që të pranonin injeksione kontraceptive “Depo-Provera”, në mënyrë që të përdhunoheshin pa mbetur shtatzënë./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...