Ekziston një arsye e rëndësishme se përse kirurgët veshin mantel të gjelbër

PUBLIKUAR

A keni menduar ndonjëherë se përse doktorët veshin mantel të gjelbër ose të kaltër gjatë kohës që janë në dhomën e operimit, por asnjëherë nuk veshin mantel të bardhë?

Siç duket, prapa kësaj dukurie qëndron një arsye e rëndësishme, transmeton Telegrafi.

Dikur i gjithë stafi mjekësor kishte veshur rroba të bardha, derisa një ditë, në vitin 1914, një doktor me ndikim e kishte nisur traditën e uniformës së gjelbër apo të kaltër.

Arsyeja për këtë është se ngjyra e bardhë mund t’i verbërojë kirurgët për disa minuta kur e ndryshojnë shikimin nga një ngjyrë e errët e gjakut në ngjyrën e bardhë të manteleve të kolegëve të tyre. I njëjtë efekt ndodh edhe kur dilni jashtë në dimër dhe i shihni rrezet e diellit duke reflektuar në borë.

Gjithashtu, ngjyra e gjelbër dhe e kuqe konsiderohen si ngjyra e kundërt e së kuqes sa i përket spektrit të dritës vizuale, dhe gjatë një operimi kirurgët janë gjithmonë duke u përqendruar në ngjyra të kuqe.

Për shkak të kësaj, ngjyra e gjelbër dhe e kaltër e manteleve të tyre jo vetëm që e përmirësojnë shikimin e një kirurgu, por edhe i bëjnë kirurgët më të ndjeshëm ndaj nuancave të ndryshme të ngjyrës së kuqe.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...