Përse adoleshentët inteligjentë konsumojnë më shumë kanabis

PUBLIKUAR

Aq më të mençur jeni, aq më të prirë do të jeni për të eksperimentuar me substanca të caktuara, kanë treguar hulumtuesit e një studimi.

Me këtë studim, adoleshentët e moshës 18 deri 20  vjet me aftësi të larta akademike kishin qenë 50 për qind më të prirë të përdorin kanabis herë pas here dhe thuajse dyfish më të prirë ta konsumojnë atë rregullisht sesa personat me aftësi të ulëta akademike, transmeton Telegrafi.

Ata gjithashtu kishin qenë thuajse dyfish më të prirë të konsumojnë alkool rregullisht sesa nxënësit të cilët nuk kishin qenë aq të mirë në shkollë.

Sidoqoftë, këta adoleshentë inteligjentë  nuk kishin dashur të eksperimentojnë me duhan. Sipas studimit, fëmijët me aftësi të larta akademike kishin refuzuar të konsumonin cigare krahasuar me ata të cilët nuk kishin qenë të mirë në shkollë.

Një shpjegim prapa kësaj dukurie mund të jetë fakti se personat inteligjentë janë më të prirë të kenë një personalitet i cili i bën ata më të hapur ndaj eksperiencave të reja

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...