Amed Safet (39) nga Shkupi është dënuar me shtatë vite burg, pasi ishte kapur me 88,8 kg drogë (marihuanë), transmeton Gazeta Express.
Ai ka pranuar veprën kriminale për të cilën ishte akuzuar si i dyshimtë, pas së cilës Gjykata e Themelore në Velez e dënoi atë me burg prej shtatë vitesh për vepër penale “lëshim në qarkullim të substancave narkotike”, kurse vetura e markës “Vento” , me të cilën transportonte lëndën narkotike është konfiskuar.I akuzuari Amed Safet kishte edhe dy identitete të tjera rrejshme , Naser Sinani dhe Naser Jahii.


