Kalaja e Vushtrrisë shndërrohet në hapësirë funksionale

PUBLIKUAR

Kalaja e Vushtrrisë shndërrohet në hapësirë funksionale

Kalaja e Vushtrrisë shndërrohet në hapësirë funksionale

Kalaja e Vushtrrisë tashmë ka hapur dyert për vizitorë. Hapësira e saj është duke u shfrytëzuar për aktivitete të ndryshme që organizohen në qytetin e vjetër të Vushtrrisë. Çmimi përfundimtar i projektit ‘Ruajtja dhe Mbrojtja e Kalasë së Vushtrrisë’ kap shumën prej 350 000 eurosh.

Senat Haliti, arkitekt, menaxher i projektit nga organizata CHëB, ka thënë për “Zërin” se në hapësirën e kalasë janë organizuar disa ekspozita të fotografisë dhe pikturës me karakter lokal. Ai ka treguar se në Kalanë e Vushtrrisë është organizuar edhe ceremonia e startit të “Tour de Culture 2014”.

Image

“Pjesëmarrësit e turit kanë pasur mundësi të shijojnë ekspozitën dhe video projeksionin rreth projektit të Konservimit dhe Revitalizimit të Kalasë si dhe të përjetojnë tingujt e kuartetit Pentagram, si dhe vallet e grupit tradicional lokal të Vushtrrisë”, ka thënë Haliti, derisa ka shtuar se Komuna e Vushtrrisë ka angazhuar një ciceron i cili përveç informimit të vizitorëve, përkujdeset edhe për mirëmbajtjen e  lokalitetit.

Image

“Kalaja po vizitohet nga një numër i konsiderueshëm i vizitorëve”, ka thënë Senat Haliti.  Sipas tij, Kalaja e Vushtrrisë është adaptuar në një hapësirë shumë funksionale me qëllim edukimi dhe interpretimi (muze i hapur arkeologjik) dhe platformë për ngjarje artistike dhe kulturore. Ai ka thënë se Kulla është duke shërbyer si hapësirë ekspozuese.

“Momentalisht, vizitat në këtë lokalitet janë pa pagesë dhe të hapura për të gjithë kategoritë e shoqërisë”, ka thënë Haliti, derisa shton se komuna e Vushtrrisë përkohësisht është duke e shfrytëzuar dhe mirëmbajtur këtë monument.

Image

Projekti ‘Ruajtja dhe Mbrojtja e Kalasë së Vushtrrisë’ ka filluar në shkurt të vitit 2012. Punimet e adaptimit (rijetëzimi) kanë filluar në tetor të vitit 2013-të dhe kanë përfunduar në gusht të 2014-ës. Implementues i projektit është Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHëB) në partneritet me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunën e Vushtrrisë. Financues i projektit është Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë/zeri/

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...