Me disa ndryshime të vogla, BMW i3 do të jetë më i bukur se i mëparshmi (Foto)

PUBLIKUAR

Prodhuesi gjerman BMW, kishte futur gjatë vitit 2013 në tregun e makinave elektrike, modelin i3 që gjithmonë është konsideruar si i dërguar nga një planet tjetër.

Pamja e kësaj veture nuk është vlerësuar mirë asnjëherë, por ka mbetur e pandryshuar deri në vitin e kaluar, kur u largua nga prodhimi, transmeton Telegrafi.

Në mënyrë që ky EV që është i shpejtë dhe i qëndrueshëm, të ketë edhe pamje të bukur, i është nënshtruar procesit të ndryshimit të pjesës së jashtme.

Megjithëse me shtresën për kamuflazh, njohësit e makinave thonë se kemi të bëjmë me disa ndryshime që e kanë zbukuruar shumë.

Këtu përfshihen disa linja që ia kanë rritur aerodinamikën, si dhe rrafshimi i disa pjesëve që dukeshin shumë të ashpra. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...