
Droni me figurat kombëtare dhe hartën e trojeve etnike shqiptare, i cili para disa ditësh “zbarkoi” në stadiumin e Beogradit, tashmë ka gjetur edhe një vend tjetër për të aterruar.
Për disa minuta ai ka defiluar edhe në webfaqen e Qeverisë serbe.
Hakerët shqiptarë, të cilët kanë dashur të mbesin anonimë, e kanë dërguar këtë foto si dëshmi të sulmit të tyre.
Faqja e Qeverisë serbe momentalisht është jashtë funksioni. /Zeri/


