Arrestohet drejtori i shkollës, ngacmonte nxënëset seksualisht

PUBLIKUAR

Ajaz Ajazi, 63 vjeç, drejtor i shkollës 9- vjeçare në fshatin Kozare të Kuçovës në Shqipëri, është arrestuar me akuzat “vepra të turpshme” dhe “ngacmim seksual”.

Kjo pasi tri nxënëse të shkollës dyshohen se janë ngacmuar seksualisht nga drejtori shkollës, Ajazi, banues në lagjen “Distileria” të qytetit.

Burime të Policisë bëjnë të ditur se 63-vjeçari dyshohet se ka ngacmuar tri nxënëset e tij për një periudhë të gjatë prej tre muajsh.

2 ditë më parëShtrohet në spital reperi i njohur shqiptar

Tri nxënëset e shkollës që kanë bërë denoncimin, nuk e dinin se drejtori i ngacmonte seksualisht të tria, por në një moment ato i janë shprehur njëra-tjetrës për sjelljen e tij. Pas bisedës, vajzat kanë marrë guximin për ta bërë publike atë që u kishte ndodhur dhe menjëherë kanë njoftuar prindërit e tyre.

Prindërit me t’u njohur me atë që u kishte ndodhur vajzave të tyre janë drejtuar për denoncim në Policinë e Kuçovës, ku kanë bërë prezente ngjarjen. Policia në prezencë edhe të psikologes ka marrë denoncimin e nxënëseve, denoncimi që çoi edhe në arrestimin e menjëhershëm të 63-vjeçarit Ajazi.

Burime të Policisë bëjnë të ditur se nxënëset në kallëzimin e tyre kanë paraqitur fakte që implikojnë drejtorin e shkollës në vepra penale, për të cilat tashmë do të ketë edhe një hetim të thelluar nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat. Të tria vajzat mësohet se kanë rrëfyer me detaje ngacmimet që u bënte drejtori i shkollës, i cili u mësonte atyre lëndën e Gjeografisë.

Nga ana e tij, vetë Ajazi në momentin e arrestimit nuk ka bërë rezistencë, madje i ka kërkuar vëllait të tij që të qetësojë familjen, pasi sipas tij, akuzat nuk janë të vërteta. Sipas 63- vjeçarit, nuk ka asnjë të vërtetë në të gjithë këtë histori, duke u shprehur se ka besim te sistemi i drejtësisë në zbardhjen e së vërtetës.

“Rrini të qetë se drejtësia do të zbardhë të vërtetat. Të lutem vëlla më qetëso familjen dhe vëllezërit e nipërit e mi se unë nuk kam kryer asgjë në lidhje me këtë denoncim”, ka deklaruar 63-vjeçari në momentin e arrestimit, shkruan Lapsi.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...