A janë farat e mollës të shëndetshme apo të helmëta?

PUBLIKUAR

Shpesh hamë mollë, mirëpo çështja është se sa shpesh i hamë edhe farat e tyre. Ekzistojnë të tillë që i konsiderojnë të helmëta, ndërsa ka të tillë që i konsiderojnë të shëndetshme.

Farat e mollëve përmbajnë bashkime bimore të quajtura amigdalinë. Pos mollëve, amigdalinë përmbajnë edhe bademet, bërthamat e pjeshkave, të qershive dhe bojlive.

Bashkimi shërben në mbrojtjen kimike të farave, por nëse nuk e prekim nuk është e rrezikshme, transmeton Telegrafi.

Nëse fara është ndrydhur, e dëmtuar, është përtypur apo është në traktin e tretjes, amigdalina zbërthehet në hidrogjen cianid. Ky bashkim është i helmët, madje edhe vdekjeprurës në doza të mëdha.

Cianidi është helm i njohur i cili çrregullon qarkullimin e oksigjenit në qeliza dhe mund të shkaktojë vdekjen në afat të shkurtër, me rastin e konsumimit në doza të mëdha.

Sasi të vogla të cianidit mund të shkaktojnë dhembje koke, të vjella, mundime, dobësim dhe hutime.

Për shkak të peshës së vogël fëmijët janë në rrezik të madh që të helmohen me cianid.

Nëse përpini farën e plotë të mollës nuk do t’ju ndodhë asgjë. Në të vërtetë, farat janë të mbrojtura me shtresën e jashtme nga lëngjet tretëse, prandaj mund të kalojnë nëpër lukth pa shkaktuar dëmtime.

Një mollë përmban nga zero deri në 20 fara. Pa marrë parasysh se sa fara i ka, do të jetë mirë t’i largoni farat me rastin e ngrënies së mollës.

Këshillë për mollë të shijshme:

Lëvorja dhe pjesa tjetër e mollës janë pjesë të shëndetshme, pos në rast të përdorimit të pesticideve – atëherë rekomandohet që mollët t’i futni në ujë të vakët gjatë natës, dhe të nesërmen t’i lani.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...