Trump sulmon FBI: E paaftë!

PUBLIKUAR

Donald Trump ka lëshuar një tjetër sulm në drejtim të FBI, duke deklaruar se ka dhënë informacione të klasifikuara në media, që mund të kenë “efekte shkatërruese” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo deklaratë vjen pak orë pas raportimeve se Shtëpia e Bardhë i kishte kërkuar agjencisë që të mohonte publikisht se kishte lidhje mes administratës së Presidentit dhe regjimit të Vladimir Putin në Rusi.

Në një postim në Twitter, Trump shkruajti: “FBI është totalisht e paaftë për të ndaluar ata që japin informacione që cenojnë sigurinë kombëtare, të cilët kanë depërtuar në qeverinë tonë prej shumë kohësh. Ata nuk mund të gjejnë as të gjejnë spiunin brenda vetë FBI –së. Informacione të klasifikuara po u jepen mediave që mund të kenë efekte shkatërruese për SHBA –të”. /tvklan.al/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...