
Kryeministri Edi Rama e quajti të padrejtë vendimin e UEFA-s i cili e ndëshkoi Shqipërinë me humbjen 3-0 në tavolinë për ndeshjen me Serbinë.
“UEFA ka vendosur fatkeqësisht një shenjë të padrejtë mes agresionit racist dhe dhunës fizike dhe pamundësisë psikologjike e fizike për të vazhduar ndeshjen. Vuri një shenjë të padrejtë barazimi mes palës pritëse që ka të gjithë të drejtën për organizimin e ndeshjes dhe palës mike e cila nuk çoi asnjë tifozë në fushë. Dënoi Serbinë vetëm me dy ndeshje pa tifozë nuk e ka prishur barazinë vetëm i ka vendosur vetvetes një minus të madh përballë racizmit dhe dhunës”, theksoi Rama.
Sipas, pavarësisht vendimit të UEFA-s, ky vendim nuk është kundër Shqipërisë dhe vendi i ynë sipas tij ka dalë shumë më e fituar se sa që ka hyrë. /Telegrafi/


