Trump anulon rregullat për studentët transgjinorë

PUBLIKUAR

Donald Trump përmbys një tjetër ligj të paraardhësit të tij, Barack Obama.

Shefi i ri i Shtëpisë së Bardhë ka vendosur të shfuqizojë masat e administratës demokrate, të cilat i lejonin transgjinorëve përdorimin e tualeteve të shkollave publike në bazë të orientimit të tyre të lirë seksual dhe jo të atij biologjik.

Lëvizja e Obamës kërkonte të ishte një formë mbrojtjeje për studentët e kësaj kategorie. Por, në një letër dërguar të gjitha shkollave të vendit, zyrtarët tashmë të ndryshuar të Departamentit të Drejtësisë shpjegojnë se aplikimi i praktikës së Obamës ka shkaktuar mjaft pështjellim.

Kritikët e nismës këmbëngulnin që prej miratimit të ligjit se ai kërcënonte privatësinë dhe intimitetin e nxënësve të tjerë dhe se për zbatimin e tij duhej vendosur në nivel shtetëror.

Direktiva e ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë shkaktoi përplasje të mëdha në mbarë vendin dhe 13 shtete amerikane patën hapur procese gjyqësore për rrëzimin e saj.

Edhe pse nuk ishte ligjërisht i detyrueshëm, urdhri i Obamës paralajmëronte shkollat se mund të humbisnin financimin nëse nuk zbatonin udhëzimin e ri. /tch/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...