Amerikanët kanë frikë se Trump do t’i fusë në luftë të re

PUBLIKUAR

Shumica e amerikanëve druhen se Shtetet e Bashkuara do të angazhohen në një luftë tjetër të madhe në 4 vitet e ardhshme. Kështu sugjeron një sondazh i NBC News, i publikuar këtë të mërkurë.

Sipas anketës, 66 për qind e amerikanëve janë të shqetësuar, 36 për qind prej të cilëve “shumë të shqetësuar” dhe 30 për qind “disi të shqetësuar”.

Ndërkohë, pjesa e mbetur e personave të përfshirë në sondazh nuk janë “shumë të shqetësuar”, ndërsa 8 për qind nuk janë të shqetësuar aspak.

Anketimi tregoi gjithashtu se, shumica e amerikanëve, 62 për qind, mendojnë se Shtetet e Bashkuara duhet të kujdesen edhe për interesat e aleatëve, edhe nëse kjo do të kërkojë të bëjë kompromise me ta; ndërsa 34% mendojnë se vendi duhet të mendojë vetëm për interesat e veta kombëtare, përcjell TCH.

Ndër të tjera, 80% e amerikanëve shprehen se të qenurit anëtarë të NATO-s është mirë për vendin, ndërsa 15% janë shprehur kundër.

Ndërkohë, 61 për qind e amerikanëve e konsiderojnë Rusinë një vend jo miqësor, ose një armik të Shteteve të Bashkuara. Vetëm 7 për qind e konsiderojnë Moskën një aleat, ndërsa 28 për qind e shohin si një vend miqësor, por jo aleat.

Sondazhi është kryer online nga data 13 në 19 shkurt, duke marrë në pyetje 11 mijë e 512 persona të rritur nga i gjithë vendi. Sondazhi ka treguar se shumica e amerikanëve mbështesin gjithashtu punën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...