Blic: Ja çka kërkoi tregtari Nikoliq për heqjen dorë nga kandidatura presidenciale

PUBLIKUAR

Mundet gjithçka, vetëm më lejoni që të qëndroj në vilën presidenciale, thuhet të ketë thënë Presidenti aktual i Serbise, Tomisllav Nikoliq, sipas burimeve të Blic-it.

Si është e mundur që shteti të trajtohet si një dyqan, që Presidenti të kërkojë funksionin e Kryeministrit e ndërkohë të bëjë tregti për një vilë, pyet Blic në ballinën e vet.

Funksionet konkrete nuk i kanë përmendur as Nikoliq-i e as Vuçiq-i por kjo pritet që të ndodhë pas zgjedhjeve presidenciale, shkruan Blic, raporton Gazeta Express.

Ky njeri nuk guxon të ketë asnjë funksion shtetëror, porsit Blic në ballinë.

Ndërkohë TV Blic, si pjesë e shtëpisë mediale Blic, në emisionin e lajmeve online raporton se nga burimet e veta ka marrë vesh se përveç vilës presidenciale, Nikoliq-i ka kërkuar edhe një pozitë të lartë shtetërore për një nga bijtë e tij, Radomir Nikoliq. Radomiri kishte votuar në favor të kandidaturës së Kryeministrit aktual të Serbisë, Alekdandar Vuçiq, në mbledhjen e kryesisë së partisë SNS, ku ishte vendosur për kandidaturën presidenciale nga kjo parti.

Mediat serbe ratportuan se Nikoliq-i ishte bërë nervoz që djali i tij nuk e kishte përkrahur atë por Vuçiq-in.

Nikoliq-i kishte kërcënuar edhe me shkuarje në luftë “me bijtë e tij, ‘nëse shqiptarët do të vrisnin serbë’”, me rastin e incidentit me trenin provokues nga Serbia ku shkruante “Kosova është Serbi” dhe që autoritetet nga Kosova kishin dërguar forcat speciale që t’ia ndalonin hyrjen në Kosovë. Tani bijtë e tij nuk po e përkrahin as për kandidaturën presidenciale.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...