Zaev: Kushtetuta në Maqedoni nuk do të ndryshohet

PUBLIKUAR

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev pas takimit me Ali Ahmetin para gazetarëve tha se pas këtij takimi pret nënshkrimet nga BDI-ja që të mund të marrë mandatin nga presidenti i shtetit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Zoran Zaev deklaroi se janë përafruar qëndrimet mes partisë së tij dhe BDI-së edhe pse në shumë çështje sipas tij, kanë qëndrim të përbashkët si PSP-ja, barazia ekonomike dhe të tjera.

I pyetur se a do të sjell ligje për ndryshimin e Kushtetutës pas marrjes së nënshkrimeve nga partitë shqiptare ai tha se Kushtetuta e Maqedonisë nuk do të ndryshohet.

“Edhe BDI edhe Ali Ahmeti po pajtohen për ndryshime që janë në kuadër të ligjeve dhe Kushtetutës, pres që të gjejnë ekspertë dhe të konsultohen për ndryshimet”, deklaroi mes tjerash Zaev.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...