Fitim Selimi: Asamblistët do të vazhdojnë punën e tyre në mandatin që kanë!

PUBLIKUAR

Në javën e ardhshme, Kryesuesja e Kuvendit Komunal në Lipjan ka thirrur mbledhjen e radhës të kuvendit komunal, ku pritet të miratohen pesëmbëdhjetë pika të rendit të ditës.

Pas prishjes së koalicionit mes LDK-së dhe AAK-së në Lipjan, Fitim Selimi kryetar i AAK-së ka thënë se asamblistët do të vazhdojnë punën e tyre në mandatin që kanë.

“Nuk presim as nuk jemi aty për jo-normalitet përkundrazi vazhdojmë angazhimin në funksion të qytetarëve të Komunës së Lipjanit”, tha Selimi, transmeton LipjaniNews

Ai po ashtu ka pohuar se asamblistët e AAK-së do të vazhdojnë punën e tyre në përputhje me mandatin që kanë marrë nga qytetarët.

I pyetur në qoftë se do të kenë përkrahje pikat e rendit të ditës në seancën e ardhshme, ai ka thënë se do të ketë përkrahje gjithçka në funksion të ndërtimit për njeit tanë.

“Spozicionohemi karshi partive por karshi qytetarëve”, tha ai për LipjaniNews

 

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...