Porsche 959 Sport, shitet në ankand për një çmim rekord (Foto)

PUBLIKUAR

Gjatë një ankandi të zhvilluar në Paris të Francës, është shitur një Porsche e prodhuar para 18 vitesh, për shumën më të madhe që është dhënë ndonjëherë për këtë model.

Modeli 959 Sport, që i përket një edicioni të limituar prej vetëm 29 veturave, i ka shkuar ofertuesit që ka dhënë 1.9 milionë euro, transmeton Telegrafi.

Super-makina që në kohën kur është krijuar arrinte shpejtësi marramendësi në periudhë shumë të shkurtër, është besuar se shitet për çmim të lartë po jo të arrinte këtë shumë enorme.

Sidoqoftë, tani krijohen vetura edhe më të shpejta, por ky 2.8-litërsh me 515 kuajfuqi, që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3.6-sekonda, mbetet shumë i veçantë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...