Zv/Presidenti Pence: NATO do ta ketë mbështetjen e palëkundur të SHBA-së

PUBLIKUAR

Shtetet e Bashkuara do kenë mbështetje të “palëkundur”, për NATO-n, tha zëvëndës presidenti Mike Pence, para udhëheqësve europianë në Konferencën e Sigurisë në Munih.

Në fjalimin e pare shumë të rëndësishëm të politikës së jashtme për administratën Trump,  Pence tha se SHBA do të “qëndrojë me Europën sot dhe çdo ditë”.

Por ai u tha udhëheqësve se vendet evropiane kanë “dështuar për të paguar pjesën e tyre të drejtë”, në fushën e mbrojtjes. Dështimi sipas tij, “gërryen themelin e aleancës sonë”, ka thënë ai. “Ka ardhur koha të bëjmë më shumë”, u shpreh Pence.

Presidenti Donald Trump paralajmëroi para marrjes së detyrës së SHBA- së se nuk mund të përkrah angazhimin e tij për të ardhur në mbrojtjen e aleatëve të NATO-s, të cilët sipas tij nuk kishin kontribuar mjaft financiarisht./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...