I njohur si drejtor fotografie, realizoi mbi 25 filma artistikë e dokumentarë. Po ashtu është autor, kurator dhe redaktor i fotografisë në monografi ekskluzive, katalogë dhe shumë botime nga fusha e biznesit, artit dhe kulturës në përgjithësi.
Profesori i mirënjohur, Afrim Spahiu sjell mbi 25 fotografi të veçanta dhe të dedikuara për këtë ekspozitë në Galerinë e Ministrisë së Kulturës. Për vlerat e kësaj ekspozite kanë shkruar gjashtë profesionistë dhe kritikë nga vendet e ndryshme të botës. Shkrimet e tyre janë të botuar në katalogun e kësaj ekspozite të cilin mund ta merrni në hapje të saj.
Ekspozita hapet me datë 23 Tetor 2014 në ora 19:00 dhe mbyllet me 20 Nëntor 2014 në Galerinë e Ministrisë së Kulturës së Kosovës në Prishtinë.