Kryetari Ahmeti, uron qytetarët lipjanas për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka uruar qytetarët me rastin e festës së Pavarsisë së Kosovës.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Lipjanit,
Vendi ynë tashmë numëron nëntë vite shtet, andaj, ju uroj këtë ditë të madhe, Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Për të festuar këtë ditë, populli shqiptarë ka bërë sakrificë të madhe, andaj në këtë ditë feste le të ndjehet krenar çdo qytetarë i Komunës së Lipjanit, për të arriturat e përbashkëta”, thuhet në urim.
“Në këtë ditë të shënuar për shtetin tonë, dëshiroj që t’ju shpreh urimet e mija për të gjithë qytetarët e Komunës sonë dhe më gjerë, me besimin e plotë se vlerat demokratike të shtetit janë duke u avancuar çdo vit e më shumë.
Gëzuar 9-vjetorin e Pavarësisë”, thuhet në fund./LipjaniNews

SHIKO MË SHUMË

Shukri Buja: Dhe sot, mbi këto plagë, rëndon edhe një goditje tjetër

Postimi nga Shukri Buja: Të nderuara familje të dëshmorëve! Të nderuara familje të martirëve! Të nderuar bashkëluftëtarë! Të...

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku...

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...