Daçiq: Turp për Nikoliq-in

PUBLIKUAR

Lideri i partisë serbe SLS, Ivica Daçiq ka thënë se nëse lajmet për nominimin e Nikoliqit janë të vërteta është e turpshme pasi që ai i bashkohet listës së atyre që janë kundër Aleksandër Vuçiq.

“E kam ngritur këtë na vazhdimësi se më e mira për Serbinë për të ruajtur stabilitetin politikë është kandidatura e vetëm një njeriu që gëzon mbështetje të madhe të njerëzve dhe ky padyshim se është Vuçiq”, ka thënë Daçiq për Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Daçiq ka thënë se nëse presidenti aktual, Nikoliq garon kundër Vuçiq, ai personalisht po edhe e tërë PLC dhe Dragan Markoviq Palma dhe gjithë Serbia e bashkuar e mbështetë Vuçiqin.

“Mënyra e vetme logjike dhe racionale është se kandidati (Vuçiq) është ai që do të fitojë, me ose pa Nikoliq, në çdo mënyrë. Po çka të bëhet pa Vuçiq dhe Nikoliq është e qartë, asgjë, vetëm i ndihmon ata që janë kundër Vuçiq. Dhe kjo nuk ka dobi”, ka shtuar më tej Daçiq.

Mediat serbe Sputnik dhe N1 kanë raportuar më parë se Nikoliq ka vendosur që t’i hyjë garës për President të Serbisë, kurse media tjetër B92 ka marrë konfirmimin nga Zyra e Presidentit se kjo është e vërtetë.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...