Ushtria amerikane arrin në Bullgari

PUBLIKUAR

Njësitë ushtarake amerikane kanë arritur në Bullgari, ndërsa deri në fundjavë do të arrijnë edhe mjetet transportuese, si dhe mjetet tjera ushtarake.

Rreth 120 ushtarë amerikanë kanë arritur në bazën ushtarake në  bazën Novo Selo, në lindje të Bullgarisë, në kuadër të projektit Përfocimi i Pranisë së NATO-s në Evropën Lindore.

“Ushtrime të përbashkëta në këtë rajon do të përforcohen në këtë vit”, njofton Ministria bullgare e Mbrojtjes.

Ndërkaq të martën në Rumani kanë arritur rreth 500 ushtarë amerikanë, transmeton RTK.

Dislokimi i forcave të Aleancës është pjesë e aksionit që ka nisur që në vitin 2014, pas aneksimit të Krimesë nga forcat ruse.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...