Policia e Shtetit po vazhdon një aksion të gjerë për arrestimin e personit të pestë të akuzuar për grabitjen e mbi 6 milionë eurove nga dy banka të nivelit të dytë
Operacioni po zhvillohet në Dibër për kapjen e shtetasit Admir Nikaj (Murataj), ndërsa përveç në rrugë tokësore po zhvillohen kontrolle edhe me helikopter.
Në operacionin “Patrioti’, janë përfshirë forcat RENEA, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Forcat e Posaçme Operacionale dhe Policia e Dibrës.
Kontrollet kanë vijuar në disa banesa, në pyll e ndërtesa të braktisura në Zalldardhë, Can, Tartaj e Lashkiz të Dibrës.
Një ditë më parë (14 shkurt), operacioni i koduar “Patrioti” çoi në pranga katër persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Në pranga përfunduan shtetasit: Fation Xhyliu, 33 vjec, lindur në Lushnje banues në Tiranë, ish-punonjës në Shpsf “Rogat”.
-Ditjon Memlika, 31 vjec, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, ish-efektiv në forcat ushtarake.


