Sukses i pabesueshëm në mjekësi: Është bërë fotografimi më i hollësishëm i fetusit deri tani (Video)

PUBLIKUAR

Ekipi ndërkombëtar i ekspertëve në Londër ka fotografuar detajet e pabesueshme të frytit njëzetjavësh, duke përdorur rezonancën magnetike.

Tani studiuesit planifikojnë që t’i bashkojnë teknologjinë kulmore nga fusha e ultrazërit, rezonancës magnetike, robotikës dhe kompjuterizimit në mënyrë që të bëjnë sistemin për fotografim automatik deri tani më të mirë për analiza.

Paraqitja e qartë është kyç në analizën mjekësore edhe në kërkimin e problemeve të mundshme të frytit, transmeton Telegrafi.

Zemra e fetuesit njëzetjavësh ka madhësi 15 milimetra, derisa kontrolli i zakonshëm me ultrazë zakonisht është i shkëlqyeshëm, për disa paciente nuk japin gjithmonë detaje mjaftueshëm të mira dhe fine.

Projekti iFIND në kuadër të të cilit po zhvillohet teknologjia më e re, kohë më parë ka siguruar mjaft para për vazhdim të hulumtimit dhe të aplikimit të tij.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...