Alzheimeri dhe demenca, si dallojnë dhe çfarë duhet bërë

PUBLIKUAR

Demenca dhe sëmundja e Alzheimerit mund t’i ndajnë simptomat e njëjta, por këto dyja nuk i kanë emrat e ndryshëm për të njëjtën sëmundje. Ja çfarë duhet të dini për të dy këto sëmundje dhe si t’i shmangni gabimet që ju shpien drejt këtyre dy sëmundjeve.

Demenca është sindromë, apo grup i simptomave që vazhdimisht ndodhin së bashku. Nuk është ndonjë sëmundje specifike. Termi “demenca” përdoret për të përshkruar një set simptomash që përfshijnë humbjen e memories, vështirësi në të menduar, vështirësi në zgjidhjen e problemeve etj. Demenca shkaktohet nga dëmet në qelizat e trurit, dhe për shkak se Alzheimeri është sëmundje që e shkatërron trurin, kjo e dyta mbetet ndër shkaktarët më të zakonshëm të demencës, transmeton Telegrafi.

Pothuajse 50 deri në 70 për qind të rasteve me demencë shkaktohen nga Alzhmeri.

Sidoqoftë, ka edhe sëmundje tjera që e shkaktojnë demencën, siç është sëmundja e Parkinsonit dhe sëmundja Creutzfeldt-Jakob.

Sipas “The Alzheimer’s Association”, simptomat e demencës janë të llojllojshme dhe mund të përfshijnë faktorë si problemet me memorie, probleme me gjuhë dhe komunikim, humbjen e aftësisë për tu përqendruar, vështirësi në gjykime dhe probleme me perceptim vizual. Sidoqoftë, ka edhe lloje tjera të demencës që ndërlidhen me lloje të ndryshme të dëmeve të trurit.

Rreth 10 për qind e njerëzve me demencë vuajnë nga më shumë se një lloj i saj në të njëjtën kohë, ku zakonisht është kombinimi i sëmundjes së Alzheimerit me demencën vaskulare.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...