Ku do të dërgoheshin 2.7 milion euro që u grabitën nga Rinasi?

PUBLIKUAR

Në dy makinat “e blinduara” që transportonin paratë e Bankës Kombëtare Tregtare drejt Aeroportit të Rinasit u grabitën 2.7 milionë euro, që do të dërgoheshin në Austri.

Kjo është shifra zyrtare që bëhet e ditur nga grupi hetimor. Ndonëse ditën e ngjarjes ishin prokurorët e Tiranës që shkuan në vendngjarje dhe kryen veprimet e para, dje çështja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Burime nga grupi hetimor thanë dje se grabitja e ndodhur në rrugën e Rinasit dyshohet se është realizuar nga një grup i strukturuar kriminal. Madje ka të dhëna se është i njëjti grup që ka realizuar grabitjen e një shume thuajse të njëjtë parash, që një tjetër bankë e nivelit të dytë po transportonte drejt Rinasit më 3 dhjetor të vitit 2015.

Të njëjtat burime thanë se nga veprimet hetimore, dinamika e ngjarjes dhe skema e përdorur për të realizuar vjedhjen, autorët kanë përdorur të njëjtën teknikë. Kanë goditur makinën e që kishte paratë në gomën e parë, duke tentuar ta nxjerrin nga rruga, ashtu siç vepruan edhe në dhjetor të 2015. Nga ana tjetër janë edhe disa elementë të tjerë që kanë sjellë dyshime të arsyeshme për hetuesit dhe që i lidh këto dy ngjarje me njëra-tjetrën.

Mjetet e përdorura për realizimin e grabitjes, njëri prej të cilëve tip “Chevrolet”, konfirmohet i vjedhur në Serbi, si dhe uniforma e zezë e ngjashme me atë të forcave speciale që grabitësit kishin veshur. Policia ka shoqëruar të paktën 20 persona si të dyshuar për ngjarjen, mes të cilëve edhe persona me precedentë e të sapoliruar nga burgu. /Panorama/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...