Nga Putini me dashuri, Snowden drejt ekstradimit në SHBA

PUBLIKUAR

Vladimir Putin është duke marrë në konsideratë rikthimin e Edward Snowden në SHBA, si “dhuratë” për Donald Trump.

Kjo është ajo që raportohet nga Shërbimet Amerikane të Inteligjencës dhe çdo gjë bëhet edhe më e besueshme kur shikon raportet shumë të mira të dy presidentëve respektivë, Trump dhe Putin.
Rusia duket e prirur të ekstradojë Snowden në SHBA, për të treguar ekzistencën e një marrëdhënieje të ngrohtë midis dy vendeve si dhe për të dërguar një sinjal se ata janë gati për të tjera bashkëpunime midis dy vendeve, transmeton tch.

Avokati i Edwart Snowden, mohon të ketë dijeni për planifikimin e ekstradimit të klientit të tij, por pranon se nëse ai vjen në SHBA rrezikon të përballet me disa dekada burgim.

Snowden ndodhet në Moskë, me statusin e azilantit politik dhe me një leje qëndrimi të vlefshme deri më 2020-ën, kohë që i mjafton atij për të aplikuar për nënshtetësinë ruse.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...