Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka dërguar letër urimi presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq, për Ditën Kombëtare në Serbi.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka uruar në emër të popullit amerikan presidentin e Serbisë për Ditën Kombëtare të Serbisë, shkruan Tanjug, transmeton Express.
“Pres që të thellojmë partneritetin mes dy vendeve tona dhe vazhdojmë përpjekjet tona të përbashkëta për të siguruar popullin tonë, prosperitet dhe marrëdhënie të mira”, thuhet në urim.


