Vritet “aleati i Bin Ladenit” në Siri

PUBLIKUAR

Pentagoni bëri të ditur se nga sulmet ajrore të SHBA-së këtë muaj, janë vrarë 11 operativë të Al Kaidës në Siri, në mesin e tyre edhe një lider i vjetër, i cili ka pasur lidhje me Osama Bin Ladenin.

“I vrarë në sulmet e 4 shkurtit, pranë Idlibit, është Abu Hani al-Masri, i cili ka pasur lidhje me Bin Ladenin dhe liderin aktual të Al Kaidës, Ayman al-Zawahri”, tha Pentagoni.

Al-Masri po ashtu thuhet se ka krijuar dhe udhëhequr kampet e trajnimit të Al Kaidës në Afganistan, gjatë viteve 1980 dhe 1990.

Al Kaida vepron në Siri kryesisht përmes degës së saj Jabhat Fateh al-Sham, e njohur deri vonë si Fronti Al-Nusra. /Rel/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...