Volkswagen po heq dorë nga veturat diesel në Evropë

PUBLIKUAR

Muajin e kaluar është raportuar se Mk8 Golf GTI është duke menduar të funksionojë me motorin hibrid, dhe tani duket se i njëjti sistem do ta zëvendësojë edhe disa vetura diesel të Golfit.

Edhe pse kompania gjermane Volkswagen ka ndaluar shitjen e veturave me motor diesel në Amerikë, por në Evropë është paksa ndryshe, pasi ndryshimet e menjëhershme rrënjësore mund ta rrezikojnë industrinë e automobilizmit në këtë vend, transmeton Telegrafi.

Shefi i kësaj marke prestigjioze Herbert Diess, ka bërë të ditur se ditët e motorit diesel janë të numëruara.

“Golfi i ardhëm – Mk8 – do të lëviz me ndihmën e elektromotorit që prodhon 48 volt”, ka deklaruar Diess për revistën Auto Express.

“Mendoj se do të na duhet t’i zëvendësojmë disa vetura diesel me ato hibrid; ato do të kenë efikasitet të ngjashëm”, ka shtuar ai.

Veturat që do të preken nga ky ndryshim janë ato me motorët 1.6 litra TDI, që do të zëvendësohet nga ai me 1.5 litra me benzinë, që gjithashtu do ta ketë edhe një elektromotor të vogël. E njëjta teknologji pritet të përdoret edhe në modelet e reja të Audi SQ7.

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...