Trump’i ka një lajm të keq për Putin’in

PUBLIKUAR

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Doanld Trump, ka dhënë një lajm të keq për Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Gjatë vizitës që Trump i kishte bërë bazës ajrore amerikane Macdill Air Force, ka shprehur vendosmërinë përë të luftuar terrorizmin islamik.

Gjatë fjalimit ai ka shprehur përkrahjen e fuqishme ndaj NATO-s. “Ne e mbështesim fuqishëm NATO-n”, ka thënë Presidenti amerikan, transmeton ABC News, raporton Gazeta Express.

Një ditë më parë Trump kishte realizuar një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës Atlantike, Jens Stoltenberg, ku kishte shprehur poashtu mbështetjen e fuqishme për NATO-n, duke kërkuar nga vendet anëtare që të kontribujonë financiarisht me 2% të bruto prodhimnit vendor, ashtu siç ishin marrë vesh.

Kjo ishte hera e parë, megjithatë, që direkt nga goja e Presidentit u dëgjua mbështetja për NATO-n ndërkohë që gjatë fushatës elektorale ai e kishte quajtur këtë organizatë si “të vjetëruar”. Ky lajm duket se nuk do t’i pëlqejë Presidnetit rus, i cili e sheh NATO-n si kërcënimin kryersor për të./GazetaExpress/.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...