Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:32, në afërsi të Kopshtit Botanik, tek një palestër, ka ndodhur një shpërthim, i cili dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e vendosjes së një sasie të vogël lëndë të dyshuar eksplozive në murin e jashtëm të palestrës. Si pasojë e këtij shpërthimi ka patur vetëm dëme të vogla materiale (thyer xhamat). Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin si dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre. Mësohet se pronari i palestrës është një persona pa precedentë penalë.Gazeta Express/


