Pamje rrëqethëse: Barka e mbushur me eksploziv përplaset me luftanijen gjigante (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Një video e tmerrshme është shfaqur në internet, ku shihet momenti kur një anije e mbushur me eksploziv përplaset me anijen luftarake të Arabisë Saudite në bregun e Jemenit.

Videoja është filmuar nga kamerat e sigurisë të instaluara brenda anijes luftarake, ku shihet një anije e vogël duke lundruar dhe e godet anijen, me ç’rast humbin jetën dy ushtarë në anijen luftarake Al-Madinah, transmeton Telegrafi.

Al Arabia ka publikuar pamjet shokuese të marra nga kamerat e sigurisë, që mbikëqyrnin pistën e helikopterit në brenda anije luftarake.

Mediat arabe raportojnë se anije është kthyer në shtëpi gjatë të shtunës në Jeddah.

“Anija luftarake që është sulmuar nga milicia Huthi derisa po patrullonte në Detin e Kuq, është kthyer në Jeddah siç edhe ishte planifikuar”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...