Kremlini ka thënë sot se dëshiron të dëgjojë një kërkim falje nga televizioni amerikan “Fox News” për, siç ka thënë zëdhënësi i saj, komentet e papranueshme që njëri prej prezantuesve të këtij televizioni i bëri rreth presidentit rus, Vladimir Putin, gjatë një interviste me presidentit amerikan, Donald Trump.
Prezantuesi i Fox News, Bill O’Reilly e përshkroi Putinin si vrasës në një intervistë me Trumpin teksa tentoi t’i bënte presion presidentit që të shpjegonte me në tërësi se pse e respekton homologun e vet rus, transmeton Express.
O’Reilly nuk ka treguar se kë mendon ai që Putin e ka vrarë.
“Ne i konsiderojmë fjalët e tilla nga kompania e Fox TV si të papranueshme dhe fyese, dhe të jemi të sinqertë, preferojmë të dëgjojmë një kërkim falje nga një kompani kaq e respektuar televizive,” ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.


