Shpërthen një bombë në qendër të Beogradit, dridhet i gjithë qyteti (Foto dhe Video)

PUBLIKUAR

Një bombë ajrore nga Lufta e Dytë Botërore që është gjetur në vendpunishten “Beogradi në ujë” është çaktivizuar sot rreth orës 9 në Beograd.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, neutralizimi i bombës ka zgjatur rreth 10 minuta, para së cilës është dëgjuar një sirenë alarmi, dhe gjatë shpërthimit janë ndier edhe lëkundje të lehta në Beograd.

Bëhet e ditur se gjatë asaj kohe, askush nuk është lejuar që të afrohet më afër se 500 metra nga vendi i ngjarjes, por shpërthimi i “monstrës” prej gjysmë ton, me 250 kilogramë eksploziv në të ka mundur të shihet edhe nga ana tjetër e lumit dhe nga pjesë të tjera të qytetit.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...