Orteku godet shtëpitë, 14 të vdekur në Pakistan

PUBLIKUAR

Së paku 14 persona kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjerë llogariten si të zhdukur kur një ortek dëbore goditi pesë shtëpi në veri të Pakistanit.

Fatkeqësia ndodhi të shtunën vonë në qytetin Chitral, tha Nizamud Shah, komandant i forcave vëzhguese.

Ai theksoi se ekipet e shpëtimit nxorën 14 kufoma, ndërsa në vazhdim është aksioni për shpëtimin e të mbijetuarve.

Shah të dielën konfirmoi se disa persona llogariten si të zhdukur dhe se pjesa më e madhe e rajonit Chitrala është mbuluar me borë.

Orteqet janë të shpeshta në veri të Pakistanit, rajon që është i mbuluar me akullnaja të mëdha. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...